"Miqtë e Sirisë" njohin Këshillin Kombëtar Sirian

“Miqtë e Sirisë” në takimin në Stamboll thanë se e njohin Këshillin Kombëtar Sirian si përfaqësues legjitim të të gjithë sirianëve.
Në një deklaratë përfundimtare, të takimit njëditor, thuhet se dritarja për presidentin sirian Bashar al-Asad për të zbatuar përkushtimet për të cilat është pajtuan nën planin e OKB-së dhe Ligës Arabe për paqen, nuk mund të lihet hapur përgjithmonë.
Në deklaratë i bëhet thirrje të dërguarit të IOKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Ananit që të caktojë afat kohor për hapat e ardhshëm, përfshirë, kohën e kthimit në Këshillin e Sigurimit.
Përfaqësues nga më shumë se 60 vende të Perëndimit dhe të vendeve arabe kanë marrë pjesë në takimin në Stamboll, për t`i bërë presion Damaskut, që t`i japë fund aksionit njëvjeçar kundër opozitës.
Rusia, Kina dhe Irani nuk kanë marrë pjesë.
Gjatë konferencës, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, i kërkoi pjesëtarëve të qeverisë së Asadit, që të ndërpresin operacionet që kanë në shënjestër civilët, ose do të përballen me “pasoja serioze”.