Al Jazeera në shtator në Ballkan
Nga Express më 29 mars 2011 në ora 14:00
Rrjeti pan-arab satelitor, Al Jazeera, do të fillojë nga shtatori emetimin e programit të vet për Ballkanin dhe shpreson se do të bëhet qendër informative në këtë rajon.
“Në rajon kemi tani më shumë se 100 kanale televizive. Ne nuk mund të garojmë me to në nivelin lokal, por Al Jazeera do të ofrojë qasje rajonale, qasje kjo e cila është braktisur në vitet e 90-ta, për shkak të luftërave dhe emocioneve që ka ngjallur konflikti”, shpjegoi Goran Milic, drejtor i Al Jazeeras për Ballkan.
Ky rrjet televiziv, me seli në Katar, ka investuar më shumë se 20 milionë dollarë për projektin e vet në Ballkan.
Në kuadër të këtij projekti do të punësohen rreth 100 gazetarë, kameramanë dhe personel tjetër, kanë njoftuar agjencitë.