E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Jazeera publikon dokumente sekrete nga Lindja e Mesme

Televizioni shtetëror arab, Al Jazeera, ka publikuar përmbajtjen e  disa qindra dokumenteve për negociatat paqësore në Lindjen e Mesme.

Rrjeti televiziv pohon se dokumentet e fshehta palestineze mbulojnë më shumë se 10 vjet negociata me Izraelin dhe ShBA-në. Korrespodentët lajmërojnë se nëse dokumentet konfirmohen, fjala është për "rrjedhjen" më të madhe të dokumenteve në historinë e procesit paqësor në Lindjen e Mesme.

Al Jazeera pohon se këto dokumente të fshehta i ka siguruar nga disa burime gjatë disa muajve dhe se mbulojnë periudhën që nga përgatitja për samitin paqësor në Camp David në vitin 2000 me ndërmjetësimin e presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Cliton, deri në vitin 2010, si dhe disa dokumente nga takimet sekrete në mes të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të administratës së presidentit, Obama.

Pjesa më e madhe e dokumenteve janë shënime dhe transkripte të takimeve të zyrtarëve nga delegacioni palestinez për përkrahje të negociatave që ofron ndihmë teknike dhe ligjore.

Raportet mes Al Jazeera, televizionit më të shikuar në Lindjen e Mesme dhe Palestinës shpesh në të kaluarën ishin të tensionuara nga shkaku i emetimit të një raporti sekret për të cilin administrata palestineze konsideron se ishte armiqësor. Al Jazeera pohon se nga dokumentet e publikuara ka larguar të gjitha detajet si adresat elektronike dhe numrat telefonikë që do të mund të sjellin identifikimin e ndonjë personi.
 

Sipas dokumenteve në fjalë, të publikuara nga rrjeti televiziv Al Jazzera dhe gazeta britanike "Guardian", negociatorët palestinezë kanë ofruar koncesione shumë të mëdha me shpresën se do të merrnin një marrëveshje paqësore me Izraelin. Lëshimet e palës palestineze, sipas dokumenteve, kanë të bëjnë me statusin e Jerusalemit dhe lagjen ku gjendet xhamia e Al-Aksas, një nga vendet e shenjta të islamit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›