Guatemalë, luftë bandash në fushën e futbollit

4 të vdekur dhe 13 të plagosur është bilanci i përplasjes së bandave rivale në një fushë futbolli në Guatemalë, Amerika Qendrore.
Zëdhënësi i forcave kombëtare të policisë, Donald Gonzales, bëri të ditur se përplasjet e filluara dje në tribunë kanë pasuar ato në fushën e futbollit.
Agresorët, të cilët arritën të largohen nga vendi i ngjarjes, po kërkohen nga policia. Bëhet e ditur se në mes të plagosurve gjenden dhe futbollistë.