HRW akuzon Iranin për torturë

Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch ka deklaruar se kriza e të drejtave të njeriut në Iran është thelluar në vitin 2010, ndërkohë që regjimi ka përdorur torturën dhe frikësimin për të shtypur kritikët dhe për të konsoliduar pushtetin.
Në raportin për vitin 2010, HRW pohon se programi kundërthënës bërthamor i Iranit i ka "lënë në hije shqetësimet serioze lidhur me thellimin e krizës së të drejtave të njeriut në vend".
Organizata i akuzon forcat e sigurisë se kanë përdorur torturë për të nxjerrë deklarata, mbi bazën e të cilave gjykatat i kanë dënuar me burg afatgjatë, madje edhe me vdekje, njerëzit që u arrestuan gjatë protestave kundër rizgjedhjes së diskutueshme të presidentit Mahmud Ahmadinexhad në vitin 2009.
HRW gjithashtu kritikoi Iranin për diskriminim të pakicave fetare.