E Shtunë, 31 Tetor 2026

Norvegji, dëbohet " qytetari i vitit"

Një azilkërkuese ruse, e cila në Norvegji është kurorëzuar si "Qytetar i Vitit", pasi shkroi një libër mbi jetën e saj si emigrante ilegale, tani përballet me dëbimin nga vendi.

Policia tha se Madina Salamova, nga Osetia Veriore, ishte "arrestuar mëngjesin e sotëm" kur kishte ardhur në stacionin policor në Oslo, dhe se "do të dëbohet në Rusi sa më shpejt të jetë e mundur".

Salamova, 25 vjeç, ka jetuar ilegalisht në Norvegji që nga viti 2004, ku iu mohua kërkesa e familjes për azil.

Nën pseudonimin Maria Amelie, ajo shkroi një libër të suksesshëm të tituluar "Norvegjezi ilegal", i cili është konsideruar një rrëfim i suksesshëm për integrimin.

Muajin e kaluar një revistë norvegjeze i dha asaj titullin "Qytetari i Vitit 2010".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›