E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Kadi padi administrates se Bush-it

Tirane- Biznesmeni Yassin Abdullah Kadi ka paditur dje administraten e ish-Presidentit te SHBA-se Xhorxh W Bush. Padia eshte regjistruar dje ne Rrethin Gjyqesor te SHBA-se, dhe ka si objekt te saj perfshirjen Kadi-se, gabimisht ne financimin e terrorizmit dhe per ngrirjen e gabuar te pronave te tij. Al Kadi ka mohuar te kete mbeshtetur Osama Bin Laden apo Al-Kaeden. Ndersa e ka konsideruar ish-Presidentin Bush si pergjegjes, per vitet e gjata te ankthit qe kishte kaluar.

Deklarata

Yassin Al Kadi ka deklaruar se eshte i pafajshem. "Kurdo qe me eshte dhene mundesia e paanshme per te folur per ceshtjen time, une kam qene ne gjendje te demonstroj se pretendimet ndaj meje jane te paverteta. Une perseris, dhe e kam thene qe ne fillim: Se ne te gjitha veprimtarite e mia individuale, te biznesit dhe bamiresise une nuk kam mbeshtetur asnjehere, dhe as kam pasur ndonjehere ne mend qe te mbeshtes ne asnje forme, cila do qofte, Osama bin Laden ose Al-Kaeden. Une e konsideroj personalisht Presidentin Bush si pergjegjes per vitet e gjata te padrejtesise dhe ankthit qe une kam pesuar. Ceshtja e tij kunder meje eshte po aq e pa mbeshtetur sa edhe informacionet qe ai prezantoi ne mbeshtetje te pushtimit te Irakut. Une e di se u futa ne ate liste per arsye te leverdise politike dhe gjate viteve ne vazhdim", ka theksuar dje Kadi. Me tej ai ka argumentuar se qeveria e Bushit nuk i kishte dhene atij vete asnje deklarate te qarte dhe te plote, ne lidhje me pretendimet ndaj tij, dhe ajo qe eshte me e rendesishme, nje mundesi qe ato pretendime te vleresohen ne menyre objektive nga nje gjykate e pavarur. "Une, dhe te tjeret qe jane ne te njejtin pozicion si mua, jemi viktima te nje Guantanamoje financiare e cila nuk po tregon asnje shenje te perfundimit, nderkohe qe ajo qe konsiderohej se ishte nje mase e perkohshme eshte kthyer ne te perhershme. Une i denoj veprimet e Al-Kaedes, si ato te 11 shtatorit ashtu edhe te tjerat pa hezitim dhe ndaj te njejtin besim si me popullin Amerikan dhe te ate Saudit, se terrorizmi i perfaqesuar nga Al-Kaeda duhet te luftohet", ka vazhduar sheiku. Sipas tij beteja ndaj terrorizmit nuk do te mund te fitohet kurre, nese te drejtat themelore te njeriut injorohen, nese njerezve u mohohet mundesi per te demonstruar pafajesine e tyre dhe nese njerez te pafajshem, si puna e tij vihen ne shenjester ne menyre te gabuar dhe pa asnje forme drejtesie.

Padia

Denoncimi ne Gjykaten e Rrethit te SHBA-se eshte regjistruar ne emer te sheikut saudit Al Kadi ne Uashington D.C, nga avokatet e tij ligjore David F. Geneson i Sheppard, Mullin, Richter & Hampton LLP. Padine e tij Kadi e lidh me kategorizimin, si nje i "Identifikuar Vecanerisht si Terrorist Global" nga ana e administrates se ish-Presidentit Bushi, me 12 tetor 2001. "Procesi i cili coi ne futjen e Z. Kadi ne kete kategori, eshte pershkruar nga nje prej zyrtareve te larte i cili ka qene i perfshire, David Aufhauser, "si komik". Z. Aufhauser, ish-Keshilltari i Pergjithshem i Departamentit te Thesarit, gjithashtu ka folur mbi presionin e madh politik ndaj Thesarit te SHBA- se per te percaktuar financuesit e hamendesuar te terrorizmit te Al-Kaedes, perpara se Presidenti Bush te shpallte "lufte kunder terrorizmit", duke e pershkruar procesin se kishte ndodhur ne kete menyre: "Ne thjesht perfshime ne liste, sa me shume te dyshuar qe ishte e mundur prej te dyshuarve te zakonshem dhe thame, le te ngrijme nje pjese te pronave te tyre", sqarohej ne padine e bere ne gjykate. Me tej theksohej se vetem nje jave pas perfshirjes se Kadi-se ne kete kategori prej Presidentit Bush, administrata e SHBA-se e futi ate ne kete kategori anembane botes me ane te Kombeve te Bashkuara. Prej asaj kohe te gjitha pronat e Kadi-se, jane te ngrira ne te gjithe globin. "Megjithate, pavaresisht se kane kaluar me shume se 7 vjet, as Shtetet e Bashkuara dhe as ndonje shtet tjeter ne bote nuk ka ngritur akuza penale te asnje lloji kunder Z. Kadi. Per me teper, hetimet e pavarura nga autoritetet e prokurorise se Zvicres, Turqise dhe Shqiperise ndaj Z. Kadi pas shfaqjes se tij ne "Listen e Bushit" kane pushuar mbi bazen se ata nuk gjeten prova per te mbeshtetur ndonje prej pretendimeve ndaj tij, ndersa vete Z. Kadi ka qene ne gjendje te demonstroje se te gjitha dhe secila prej pretendimeve qe lidheshin me te, te cilat jane udhehequr nga Shtetet e Bashkuara jane plotesisht te pabazuara", thuhej me tej ne padine e depozituar ne gjykate.

Sekuestrimet e pronave te Kadi-se, te paligjshme

Ne shtator 2008 te 14 gjykatesit e Dhomes se Larte te Gjykates Evropiane te Drejtesise denuan sistemin e kategorizimit, duke vendosur se futja ne liste e Yassin Al Kadi nga Bashkimi i Evropes ne vazhdim te kategorizimit nga Kombet e Bashkuara ishte i paligjshem dhe shkelte e se drejtes themelore te njeriut per pronen, per t'u degjuar ne menyre te paanshme dhe per nje shqyrtim gjyqesor efektiv. Pas ketij vendimi Al Kadi, iu beri thirrje te gjitha shteteve qe te clironin nga sekuestrot, pasurite e tij.

Sheiku Saudit kerkon kompensim

Biznesmeni saudit Yassin Al Kadi kerkon kompensim ekuivalent nga gjykatat e Shteteve te Bashkuara. Ne procedimet e regjistruara pretendohet se kategorizimi i tij nga Presidenti Bush, ishte i paligjshem dhe jo-kushtetues, ne shkelje te Amendamentit te Pare, te Katert dhe te Peste te Kushtetutes se Shteteve te Bashkuara, Aktin e Pushteteve Ekonomike ne Emergjence dhe Aktin e Procedures Administrative. Kerkohet qe te jepen vendime per anulimin, si te kategorizimit te tij si nje IVTG dhe te ngrirjes se pronave te tij.

Proces per fshehje fondi, per financim terrorizmi

Nje pjese e pronave te Al Kadise perfshire ketu edhe dy kullat binjake, jane te vena nen sekuestron nga ana e Prokurorise se Krimeve te Renda. Ndersa ne Gjykaten e Shkalles se Pare per Krime te Renda, administratori i tij, Hamzeh Abu Rayyan eshte duke u gjykuar nen akuzen e "fshehjes se fondeve per qellime te financimit te terrorizimit". Prokuroria deshtoi me deshmitaret e saj, ndersa deshmitaret e mbrojtjes kane deklaruar ne favor te te pandehurit. Nje muaj me pare gjykata i dergoi me leter-porosi 20 pyetje sheikut Al Kadi, pas refuzimit te trupit gjykues, per realizimin e marrjes se tij ne pyetje nepermjet videokonferences. Gjykata refuzoi udhetimin ne Arabi per te pyetur deshmitarin Kadi, per shkak te shpenzimeve te medhaja. Edhe pse mbrojtja i ka kerkuar gjykates qe shpenzimet t'i paguante vete i pandehuri, kerkesa eshte refuzuar. Madje gjykata refuzoi edhe videokonferencen, e cila mund te realizohej nepermjet nje televizioni ne vendin tone. Ne ditet ne vazhdim pritet te mberrije pergjigjet e pyetjeve nepermjet Ministrise se Drejtesise. Sipas hetimeve te prokurorise i pandehuri Hamzeh Abu Rayyan ka administruar pasurite e sheikut, edhe pse keto te fundit kane qene nen sekuestro. Nderkohe qe nga provat e sjella nga vete i pandehuri, ka rezultuar se ai nuk ka marre asnje qira pas venies ne sekuestro te pasurive te Al Kadise, por ka provuar qe edhe sot e kesaj dite eshte duke paguar taksa.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›