Grabitesit, te pamaskuar dhe me arme
Policia e Durresit regjistroi ngjarjen si veper penale te "vjedhjes me dhune" dhe i kaloi hetimet diten e djeshme prokurorise. Nga te dhenat e ciftit te demtuar mesohet se tre agresoret kane qene te pamaskuar dhe udhetonin me nje makine me targa te huaja te cilat nuk kane mundur t'i identifikojne. Mendohet se mjeti ka qene tip "Benz", ndersa agresoret te armatosur per te vepruar ne rast te rezistences se 60-vjecarit. Grupi hetimor ka arritur te krijoje identikitet e te dyshuarve, duke kerkuar edhe ndihmen e komisariateve ne vend.