E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bastisi shtepine, prangoset "mjeshtri"

Nje 25-vjecar perfundoi ne pranga dy muaj pasi bastisi nje banese ne qytetin e Patosit, ku ne bashkepunim me dy persona te tjere mori 80 mije leke. Burime zyrtare bene me dije se duke u zbardhur dita e djeshme, ndaluan te dyshuarin Fatjon Gjodeshi, banues ne Patos dhe i denuar nje here me pare per vepren penale te "vjedhjes" ne qytetin e Sarandes, ne vitin 2005. Mesohet se Gjodeshi, ka qene i kerkuar qe prej dates 6 dhjetor te vitit 2008. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen "29 Marsi", ndersa ne kerkim eshte shpallur edhe Armando Yzeiri. Denoncimin e ka bere pronari i baneses K. I., ndersa zbulimi u krye ne baze te gjurmeve te gishtave ne vendngjarje. Mesohet se nje person i trete, eshte i ndaluar per kete ngjarje.

Xh.B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›