E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshmia: Shpello u vra nga Fikaj

Tirane- Dy prej te dyshuarve si autore te vrasjes se nje montuesi kondicioneresh tre vjet me pare, ia kane deleguar krimin kolegut te tyre, i cili eshte duke u gjykuar ne mungese. Te pandehuri Elvis Fikaj dhe Klajdi Haxholli gjate deklarimeve te tyre para trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Ridvan Hado, kane mohuar te kene marre pjese drejtpersedrejti ne vrasjen e Erlin Shpellos. "Ne nuk kemi gisht ne vrasje, kemi qene diten e ngjarjes, por nuk kemi qelluar. Mbi viktimen ka qelluar Enton Nikaj. Ne mblodhem vetem gezhojat qe ndodheshin ne toke, per te zhdukur cdo gjurme. Jemi te pafajshem, prandaj dhe nuk jemi larguar, pasi nuk kemi lidhje me kete ngjarje", kane deklaruar dje para trupit gjykues dy te pandehurit. Ndersa ata i kane shpjeguar gjykates se duhet vetem te akuzohen per moskallezim krimi. Ngjarja per te cilen akuzohen Nikaj, Fikaj, Haxholli ka ndodhur ne shkurt te vitit 2006. Nga hetimet ka rezultuar se viktima Shepllo, ne ate kohe 19 vjec kishte blere nje pistolete me silenciator te tipit "Zastava", duke i paguar rreth 1500 euro, te pandehurit ne mungese Nikaj. Por, disa dite pasi viktima e kishte blere pistoleten, i pandehuri ia ka kerkuar per nje xhiro, duke i thene viktimes se do dilte me nje vajze dhe donte ta kishte me vete. Me gjithe premtimin e bere, ndonese ia kishte kerkuar disa here kthimin e pistoletes, Nikaj nuk ia ka kthyer viktimes Shepllo. Nga hetimet ka rezultuar se i merzitur nga ky fakt, Shepllo i ka telefonuar Nikajt, duke i kerkuar kthimin e armes qe kishte blere. Por, ai ka marre pergjigje negative per kthimin e armes dhe dyshohet se per t'u hakmarre, i ka djegur makinen tip BMW, duke shtuar edhe konfliktin mes tyre. Pas kesaj ngjarjeje te akuzuarit si autore e kane thirrur viktimen, duke i thene se do i kthenin pistoleten. Tre te pandehurit kane marre ne makine Erlin Shepllon, duke i thene se do shkonin te merrnin pistoleten tek nje shok i Entonit, dhe jane drejtuar per ne Shishtufine. Duke ecur Nikaj dyshohet t'i kete marre celularin, duke i thene se pse ia kishte djegur makinen dhe ne te njejten kohe i ka drejtuar pistoleten, te cilen ia kishte shitur disa dite me pare. Kur ka pare pistoleten, Shepllo dyshohet te kete tentuar te hidhet nga makina, por ka marre plumbin e pare e pastaj tre te tjere. Pasi autori eshte bindur se e ka vrare, e ka hedhur ne vendin, ku Shepllo u gjet i ekzekutuar. Viktima Erlind Shepllo u gjend i vrare ne fshatin Feraj, me 27 shkurt ne rrugen Shishtufine. Seanca e djeshme gjyqesore eshte shtyre nga trupi gjykues, per t'i dhene mundesi prokurorise qe te pergatise konkluzionet e saj perfundimtare.

R. Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›