Al Kaeda dhe Talebanët, OKB sanksione të veçanta

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka vendosur që të trajtojë të ndare talibanët dhe Al Kaidën. Deri më tani, sanksionet e OKB-së i kanë pasur si cak të përbashkët talibanët dhe Al Kaidën.
Njëra rezolutë tani i ka vendosur talibanët në listën e zezë, ndërsa një tjetër e ka vendosur Al Kaidën në listën e individëve që nuk mund të udhëtojnë dhe të cilëve duhet ngrirë asetet.
Ndërkohë ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rajs, ka theksuar se Këshilli ka vendosur disa hapa të rëndësishëm që t`i përgjigjen zhvillimeve dhe kërcënimeve të ndara që paraqesin talibanët dhe Al Kaida.
Nga ana tjetër, analistët thonë që kjo lëvizje ka për qëllim që t`i jepet përkrahje qeverisë afgane në përpjekjet e saj për pajtim dhe për efektivitet në luftën kundër terrorizmit global.