E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai: Negociata për paqen me talebanët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fuqi të tjera të huaja janë të angazhuara me negociata paraprake me talebanët, për një zgjidhje të mundshme, për luftën në Afganistan.
 

Kështu tha sot presidenti afgan Hamid Karzai. Sipas kreut të vendit po zhvillohen bisedime paqeje me talebanët, nga forca ushtarake të huaja, kryesisht ato amerikane.
 

Karzai u shpreh se vete SHBA-të po impenjohen dhe po shohin se si po ecin bisedimet. Për momentin, ambasada amerikane në Kabul nuk ka dhënë asnjë koment.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›