Karzai: SHBA-të janë duke kontaktuar me talibanët

Presidenti afgan, Hamid Karzai, thotë se SHBA-të janë në kontakt me talibanët duke biseduar rreth mundësisë së një marrëveshjeje që do t`i jepte fund luftës 10 vjeçare në Afganistan.
Diplomatët tashmë kanë njoftuar se per muaj të tërë po mbahen bisedime paraprake mes dy palëve ndërsa Karzai ka kohë që ka thënë se afganët janë në kontakt me grupet e kryengritësve.
Deklarata e Karzait eshte bërë në një konferencë me gazetarë në Kabul, dhe besohet të jetë konfirmimi i parë për përfshirjen e SHBA-ve, në këto negociata.
Ambasada e SHBA-ve nuk ka pranuar që të komentoj deklaratën e Hamid Karzait.