Parada e homoseksualëve, në 3 kryeqytete të Ballkanit

Paradat e homoseksualëve po mbahen sot në disa kryeqytete të Balkanit, nën vëzhgimin e qindra policëve që të mbrojnë marshuesit, pas thirrjeve të grupeve ekstremiste që t`i ndalojnë këto parada.
Organizatorët kanë thënë se rreth një mijë persona i janë bashkuar paradës së homoseksualëve në kryeqytetin bullgar, Sofia, ndërsa disa qindra janë bërë pjesë e paradës në kryeqytetin kroat, Zagreb.
Kryeqyteti hungarez, Budapest, gjithashtu është një nga vendet ku po zhvillohet një paradë e homoseksualëve. Marshimet e sotme, mbahen një ditë pasi Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, ka aprovuar një rezolutë që kërkon të drejta të njejta për të gjithë, pavarësisht orientimeve seksuale të tyre.