Al Kaeda, kushte për lirimin e britanikut

Dega e Al Kaidës në Afrikën e Veriut ka thënë se do të lironte shtetasin e rrëmbyer britanik në këmbim të lirimit të klerikut radikal të Jordanisë, Abu Katada.
Në deklaratën e postuar në një ueb-faqe islamike thuhet se Stefën Malkol, i cili po ashtu ka shtetësinë e Afrikës së Jugut, do të lirohej vetëm nëse Britania lëshon Katadan njërit prej vendeve të Pranverës Arabe.
Deklarata paralajmëron Britaninë që kleriku mos t`i kthehet Jordanisë.
Londra po kërkon të deportojë Katadan në Jordani, por rasti i tij është duke u shqyrtuar nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Malkolm besohet të jetë njëri nga nëntë evropianët e kapur në Mali dhe Niger qysh në shtator të 2010-ës.
Viktimat e tjera të rrëmbimit besohet të jenë shtetas të Francës, Suedisë dhe Holandës.