E Diel, 1 Nëntor 2026

Nigeri, dhjetëra të vrarë nga sulmi në një universitet

Raportet thonë se sulmi duket të ketë pasur në shënjestër objektet që përdoreshin të dielën nga besimtarët e krishterë.

Agjencia e lajmeve AFP citoi dëshmitarët të kenë thënë se deri në 20 njerëz mund të jenë vrarë, ndërsa “Reuters” raporton për 15 të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur.

Nuk janë dhënë shifra zyrtare të viktimave.

Askush nuk e ka marrë deri më tash përgjegjësinë për sulmin.

Nigeria, vend i pasur me naftë, është shteti me më shumë banorë në Afrikë dhe ndahet në jugun e banuar me të krishterë dhe veriun me popullatë myslimane.
/Start/

                                                                                             2012-04-29 16:38
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›