Al-Kaida konfirmon vrasjen e një lideri të lartë

Lideri i Al-Kaidës, Ajman al-Zavahiri, në një video, ka konfirmuar vrasjen e zëvendësit të tij, Abu Jahja al-Libi.
Raportet thonë se në këtë video, Zavahiri konfirmon se al-Libi është vrarë nga sulmi me aeroplan pa ekuipazh në rajonin e Vaziristanit në Pakistan, në muajin qershor.
Shtëpia e Bardhë e ka përshkruar al-Libin si një lider operacional dhe “menaxher i përgjithshëm” i Al-Kaidës.
Al-Libi është njëri nga liderët më të lartë të Al-Kaidës, që është vrarë në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër kësaj organizate terroriste, që kur komandot e marinës amerikane, vitin e kaluar vranë Osama bin Ladenin.