E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga:Rruga jonë është drejt BE-së. Thaçi: Sot jemi të barabartë

Vijojnë edhe gjatë 11 shtatorit aktivitetet e organizuara me rastin e përfundimit të pavarësisë së mbikqyrur të Kosovës. Sot është zhvilluar konferenca ndërkombëtare me temën: “Kapitujt e mbyllur në Ballkan”.
 

Në fjalën e sa përshëndetëse presidentja Atifete Jahjaga, theksoi se sot institucione e Kosovës po marrin përgjegjësine e plotë për të qënë të gatshëm për të çuar përpara të gjitha procest dhe vlerat e saj. “Qëllimi ynë është krijimi i një shteti të begatë dhe të lirë ku secili të shohë të ardhmen e tij. E ardhmja jonë është në duart tona dhe atë do ta bëjmë vetë” tha Jahjaga.
 

Ajo ka theksuar se fundi i mbikqyrjes së pavarësisë është një kapitull i ri për Kosovën ndërsa rruga e shtetit më të ri të Europës është rruga drejt Bashkimit Europian.

“E ardhmja e Kosovës është e sigurtë si pjesë e Europës. Rruga jonë është e integrimit dhe ajo është e ndërtuar së bashku me Bashkimin Europian që i ka ofruar Kosovës rrugë të reja për afrimin tonë. Rruga e qartë europiane për të gjtihë rajon do të krijojë stabilitet të plotë në këtë pjesë të Europës. BE duhet të flasë me një zë për Kosovën pasi kjo do të ndihmojë për fshirjen e dallimeve mes vendeve” tha Jahjaga

Nga ana e tij kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur se përmbyllja e mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës është një ngjarje historike për vendin. “Nihem krenar që sot Kosova është pjesë e përgjegjësive globale. Para nesh janë sfidat e shoqërive të pavarura. Janë sfida që mund të tejkalohen. Fundin e pavarësisë së mbikqyrjes së Kosovës e shoh si një moment maturie të shtetit tonë të ri. Sot Kosova është e barabartë dhe si e tillë duhet të vazhdojë përpjekjet për normalizimin e jetës të rajonit që kujton histori të gjata të fatkeqësisë” theksoi Thaçi.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe shefi i ICO-së, Piter Faith. “Jam i kënaqur për mbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur dhe të shoh fazën e re të Kosovës. Plani i Ahtisarit është zbatuar. Ai ka qenë një projekt për një shtet demokratik dhe multietnik. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk ka më punë për të bërë”, ka thënë ai.


Pasi të ketë përfunduar konferenca, në orën 19:00 do të bëhet shpalosja publike e një vepre arti në qendër të Prishtinës, në Galerinë Kombëtare të Arteve, nga Nathan Coley, laureat i çmimit “Turner”. Gjithcka përmbyllet në sheshin “Nënë Tereza”, duke filluar nga ora 21:00, kur do të mbahet një koncert publik nga bandat muzikore jazz dhe rock nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina. Nëj ditë më parë Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dekoroi me medalje dhe mirënjohje të ndryshme katër personalitete ndërkombëtare, të cilat kanë kontribuar për pavarësinë e Kosovës, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

Diplomatëve Frenk Uizner dhe Volfgang Ishinger u është dhënë medalja “Urdhëri i Pavarësisë”, ministrit të jashtëm të Austrisë, Mihael Shpindeleger, i është dhënë “Urdhëri për Paqe dhe Demokraci dr. Ibrahim Rugova”, ndërsa shefi i deritashëm i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Piter Feith, është nderuar me “Medaljen e paqes dhe të pajtimit Anton Çeta”. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka “mirëpritur dhe mbështetur fuqishëm vendimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar se mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës i ka ardhur fundi”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›