Ambasadori Schlumberger në krye të OSBE-së në Kosovë
Ambasadori i francez në Maqedoni, Jean-Claude Schlumberger, do të marrë kryesimin e misionit të OSBE-së në Kosovë. Një vendim i tillë është marrë nga presidenca irlandeze e OSBE-së, pasi kreut të tanishëm të OSBE-së në Kosovë, ambasadori austriak Ëerner Almhofer, i ka skaduar mandati katërvjeçar.
Vendimi për emërimin e Schlumbergerit në postin e ri në Kosovë është përshëndetur nga Ministria e Jashtme e Francës, përmes një deklarate të postuar në uebfaqen e saj, ku theksohet edhe përkushtimi i Francës për Kosovën dhe stabilitetin rajonal.
Jean-Claude Schlumberger ka shërbyer si ambasador i Francës në Maqedoni në tre vjetët e fundit, nga viti 2009, ndërsa karrierën e tij në Ministrinë e Jashtme në franceze e ka nisur në vitin 1972.