Al Maliki: Tërheqja e amerikanëve, fitore e Irakut
Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, tha se tërheqja e forcave të Shteteve të Bashkuara deri në fund të këtij muaji, do të jetë 'fitore e madhe" për Irakun. Al-Maliki, poashtu, ka parashikuar se militantët do të përpiqen të ndërmarrin më shumë sulme, por, sipas tij, forcat irakiane të sigurisë nuk do të lejojnë përkeqësimin e situatës.Sipas marrëveshjes ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Irakut, parashikohet që forcat amerikane t'i tërheqin trupat luftarake nga qytetet deri më 30 qershor, si hap i parë drejt tërheqjes së plotë në vitin 2012.