Irak, 50 të vdekur nga sulmi kamikaz në xhami

50 persona kë humbur jetën si pasojë e një sulmi kamikaz në qytetin verior të Kirkutut në Irak. Ndërkohë, të paktën 176 të tjerë janë plagosur rëndënga shpërthimi.Dëshmitarët thanë se kamioni i mbushur me eksploziv shpërtheu kur një grup besimtarësh po dilnin nga një xhami Shiite pas ritit të faljes së mesditës. Shpërthimi shkaktoi edhe shembjen e dhjetëra shtëpive përreth xhamisë.