E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Qeveria s’ka para për rrugët në ndërtim

“Vetëm në 20 ditët e para të korrikut, kanë njohur rrugët e Shqipërisë mbi 20 të vdekur dhe 35 të plagosur. Kryeministri në detyrë nuk ka përgjigje për ta dhe familjet e tyre. I gjithë turi i tij qesharak, po shoqërohet me bllokimin e të gjitha kantiereve të ndërtimit, të hapura në dhjetor të vitit që shkoi, janar të këtij viti, si dhe në prill-maj qershor, për shkak të fushatës së tij elektorale”-tha Braçe për mediat.

Ai shtoi se shumë kantierë ndërtimi të rrugëve ishin hapur gjatë fushatës, edhe pse nuk kishte fonde për to, ndërsa tani qeveria nuk ka para për të ndërtuar rrugë të tilla. Braçe ka cituar materiale nga Ministria e Transporteve, sipas të cilit nga 35 në ndërtim, nga 39 të tilla të planifikuara, është çelur një fond vetëm prej 1 milion lekë të reja për secilën.

Ai nënvizoi se në portalin e prokurimeve, të APP-së, tenderët për këto rrugë kapin vlerën e mbi 20 miliard lekëve. “Natyrisht, kjo që kjo ndodhë dhe konfirmon faktin se qeveria nuk ka para’. Në ligjin për “Buxhetin e Shtetit 2009”, në programin e investimeve të MPPTT-së, zëri ndërtim rrugësh kombëtare ka 36.8 miliard lekë, zëri “sistemim-asfaltim” ka 1.009 miliard lekë. Pra, në total për këto dy zëra, MPPTT, ka në buxhet 37.8 miliard lekë, prej tyre 34 miliard lekë i merr segmenti Milot-Morinë. Ndërkohë që mbeten vetëm 4.4 miliard lekë për rrugën Plepa-Rrogozhinë, Rrugën e Arbrit, 29 akse të tjera kombëtare të tenderuara dhe me kantiere të hapura, qeverisë i duhen mbi 20 miliard lekë”-vijoi më tej ai.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›