Al-Maliki paralajmëron konflikt etnik në Irak

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, ka paralajmëruar për rrezikun e konfliktit etnik në Irak, pasi negociatat për uljen e tendosjeve ndërmjet arabëve dhe kurdëve në veri, janë zvarritur.
“Nëse konflikti shpërthen, ai do të jetë i dhimbshëm dhe do të jetë një konflikt etnik”, ka thënë al-Maliki.
Sipas tij, asnjë konflikt “nuk është në interes të kurdëve, as arabëve, as turkmenëve”.
Qeveria e rajonit autonom të Kurdistanit ka thënë të premten se negociatat midis zyrtarëve federalë dhe atyre të sigurisë kurde janë ndërprerë, pasi Bagdadi ka refuzuar të shkatërrojë Komandën e operacioneve Tigris.
Krijimi i kësaj të fundit, e cila mbulon territorin e kontestuar në Irakun verior, ka shkaktuar reagime të zemëruara të liderëve kurdë, të cilët duan të integrojnë sa më shumë hapësirë në rajonin e tyre.