E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja e Unitedit brengos Fergusonin

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson ka thënë se skuadra e tij bëri paraqitjen më të dobët nga aspekti defanziv në fitoren 4-3 në Reading të shtunën.

United u paraqit posaçërisht dobët në ndërprerje dhe Ferguson ka thënë se ekipi i tij duhet të përmirësohet para duelit të radhës në ligë kundër rivalit të qytetit Manchester City.

“Ishte mbrojtja më e dobët këtë stinor. Ne duhet të bëjmë diçka rreth kësaj. Shërbimet e Readingut ishin të mira por ne nuk bëmë asgjë për ti larguar ato”, u shpreh strategu skocez, i pakënaqur me mbrojtjen edhe pse skuadra rrëmbeu pikë të plota.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›