Al Qaeda kërcënon SHBA-në
Nga Express më 11 maj 2011 në ora 20:00
Lideri i Al Qaedes në Jemen i ka paralajmëruar amerikanët se do të përballen me sulme të përgjakshme, pas vrasjes së kreut të Al Qaedes, Osama Bin Laden, nga forcat speciale të SHBA-së më 2 maj në Pakistan.
Paralajmërimi i Naser al-Vahishi, kreut të Al Qaedes në siujdhesën e Arabisë dhe një kohë bashkëpunëtor i ngushtë i Bin Ladenit, u postua në një faqe interneti të ekstremistëve islamistë.
Sipas grupit SITE, i cili i mbikëqyr mesazhet e militantëve, al-Vahishi i ka paralajmëruar amerikanët të mos e gënjejnë veten se "puna ka mbaruar" me vdekjen e Bin Ladenit dhe se ajo "që do të vijë do të jetë edhe më e keqe".