E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milloshoski paralajmëron skenare për incidente zgjedhore

Nga Express më 11 maj 2011 në ora 21:00

Ministri i jashtëm i Maqedonisë dhe kandidati për deputet i VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski nuk përjashtoi mundësinë e incidenteve zgjedhore në zgjedhjet e 5 qershorit.

Ai këtë e paralajmëroi sot gjatë një ligjërate të tij pranë studentëve të Fakultetit për turizëm dhe hotelieri në Ohër me temën "Perspektivat evropiane të Maqedonisë".

“Ekzistojnë faktorë, brenda në Maqedoni dhe një ose dy jashtë saj, që dëshirojnë që në vend të mos ketë zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe me këtë në planin e brendshëm, e sidomos në atë të jashtëm politik, shteti të përjetojë një handikap të ardhshëm. Nuk do të kërkojmë arsyetime për ngjarjet e tilla. Gjatë zgjedhjeve do t’i zbulojmë ato faktorë. Ka shtete që dëshirojnë që Maqedonia të ketë mangësi të tjera në euro-integrime dhe ajo është që të ndodhin incidente që do të vënë në pyetje kapacitetin demokratik të shtetit për të zbatuar zgjedhje korrekte dhe demokratike”, theksoi Millohoski.

Ai ka shtuar se pas zgjedhjeve do të jepet kontribut dhe nxitje më e madhe për të zgjidhur këtë kontest dhe se ai ka përshëndetur angazhimin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon mbi këtë çështje. Milloshoski deklaroi se vendi po angazhohet në mënyrë racionale që sa më shpejt për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët në këtë kontest. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›