Krasniqi kritika per EULEKS Me shume pune per vendosjen e rendit dhe ligjit

Debati lidhur me punën e misionit Misionit EULEX në Kosovë vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes në politikën kosovare. Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi tha se EULEX-i duhet të përqendrohet në rritjen e efikasitetit.
"Ne dëshirojmë që të shohim sukseset e EULEX-it në çdo pjesë të Kosovës, sidomos për sundimin e rendit dhe ligjit, përmirësimin e punës së sistemit të drejtësisë, përmirësimin e punës së doganave që realisht në këto segmente ka përgjegjësi ekzekutive. Vërejtjet e deputetëve duhen parë si vërejtje për mosveprim, por jo për veprim" u shpreh Krasniqi.
Kryeparlamentari tha se institucionet Kosovë së bashku me EULEX-in duhet të ndryshojnë prioritet karshi detyrave të tyre.
“Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Kosovës me EULEX-in duhet të ripërcaktojnë prioritetet. Ne konsiderojmë që për Kosovën , për drejtësinë në Kosovë, për sigurinë në Kosovë nuk është prioritet marrja me krimet e luftës, por për EULEX-in, institucionet Kosovës, është prioritet vendosja e rendit dhe ligjit në çdo pjesë të Kosovës” tha Krasniqi.
Misioni EULEX, së fundmi është kritikuar nga institucionet e Kosovës si një misioni që nuk është treguar i suksesshëm në kryerjen e detyrave të përcaktuara nga Bashkimi Evropian, në veçanti për mos vendosjen e rendit dhe ligjit në Veriun e Kosovës.
Sala Mustafa