E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Qaeda thirrje për protesta të reja kundër SHBA-së

Në kohën kur janë venitur protestat kundër filmit që ofendon profetin Muhamed, organizata terroriste Al Qaeda ka hedhur në internet një video-porosi për vijimin e tyre.

Në video-porosi shfaqet kreu i Al Qaedas, Ayman al-Zavahiri, që bën thirrje për të tjera manifestime dhe sulme nën shembullin e atyre që përfshinë Libinë, Egjiptin dhe Pakistanin muajin e kaluar.

“Zoti qoftë me besimtarët e vërtetë e të ndershëm që mësynë Konsullatën Amerikane në Bengazi dhe atë në Kajro, ku ulën poshtë flamurin amerikan dhe ngritën lartë flamurin e islamit dhe të xhihadit”, nis video-porosia e kreut të Al Qaedas.

“U bëj thirrje protestuesve të vazhdojnë luftën kundër kryqëzatave amerikano-sioniste dhe u bëj thirrje të gjithë myslimanëve të ndjekin liderët e tyre”, thuhet më tej në video-porosi.

Video-porosia është zgjatë 7 minuta dhe është publikuar fillimisht në faqet e ekstremistëve. Nuk dihet data e saktë e regjistrimit të kësaj videoje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›