E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rooney, pasardhës i Gerrardit

Sulmuesi i Anglisë, Wayne Rooney ka konfirmuar se dëshiron të jetë pasardhës i Steven Gerrardit si kapiten i Kombëtares, pasi barti shiritin kundër San Marinos të premten.

26 vjeçari udhëhoqi Anglinë si kapiten në fitoren e thellë 5-0 në Wembley pas mungesës së mesfushorit të Liverpoolit për shkak të suspendimit. “Si i ri ëndrra juaj është të luani për Anglinë kurse hapi tjetër është të bëheni kapiten”, deklaroi Rooney.

“Ishte nder i madh për mua dhe shpresoj që një ditë të konfirmohem si kapiten”, u shpreh Rooney i cili debutoi me Anglinë në moshën 17 vjeç më 2003 dhe deri më tani ka bërë 77 paraqitje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›