E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Qaida konfirmoi vrasjen e Al Libit

Lideri i Al Qaidës, Ayman Al Zavahri, në një video e ka konfirmuar vrasjen e zëvendësit të tij, Abu Jahja al-Libi.

Raportet thonë se në këtë video incizim, Zavahri e konfirmon se al-Libi ishte vrarë nga sulmi me aeroplan pa ekuipazh në rajonin e Vaziristanit në Pakistan, në muajin qershor.

Shtëpia e Bardhë e ka përshkruar al-Libin si një lider operacional dhe “menaxher i përgjithshëm” të Al Qaidës.

Al-Libi është njëri nga liderët më të lartë të Al Qaidës, që është vrarë në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër Al Qaidës, prej se komandot e marinës amerikane, vitin e kaluar e patën vrarë Osama bin Ladenin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›