E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, forcat e sigurisë hyjnë në Deraa

Forcat e sigurisë në SIRI kanë hyrë në qytetin e Tafas që ndodhet në afërsi të kryeqytetit të vendit Deraa. Ky qytet për javë me radhë ka qënë djepi dhe kryeqendra e kryengritjeve anti-qeveritare që kanë përshkuar të gjithë vendin.

Sipas informacioneve nga mediat ndërkombëtare, në qytetin ku numërohen rreth 30 mijë resident kanë hyrë 8 tanke. Banorët kanë thënë për mediat se janë dëgjuar edhe të shtëna më armë zjarri.

Gjithashtu raportohet se ushtria dhe agjentët e sigurisë kanë hyrë më forcë nëpër banesa duke arrestuar shumë të rinj që mendohet se kanë lidhje me revoltat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›