Pakistan, atentat para ministrit të bujqësisë

Një atentat ka ndodhur para banesës së Ministrit të Bujqësisë Arbab Ayub Khan në provincën Peshaëar në Pakistan.
Gjatë këtij atentati katër persona kanë mbetur të plagosur ndërsa raportohet se ministri nuk ka pësuar asgjë. Lajmi bëhet i ditur nga televisioni pakistanez GEO TV.
Atentati është kryer me një autobombë e cila ka shpërthyer duke shkaktuar edhe dëme të shumta materiale.
Ministri i Bujqësisë Khan është pjesëtar i partisë pashtune që aktualisht është në qeverisje të vendit.