E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm bombe te stacioni i Trenit

Nje alarm per bombe te stacioni i Trenit ka ngritur ne kembe dje Policine e Tiranes. Nje telefonate anonime ne sallen e policise se kryeqyteti, ka vene ne levizje efektivat, por gjithcka ka rezultuar false. Nje objekt i dyshimte ne afersi te stacionit te trenit ne Tirane ka vene ne levizje efektivat blu te kryeqytetit dhe njesine anti-eksploziv te Reneas. Objekti i dyshimte, i cili ishte nje cante e braktisur eshte konstatuar menjehere nga forcat e policise, te cilat kane rrethuar zonen ne afersi te Bankes Amerikane te Shqiperise, ku ndodhej objekti dhe me pas kane bere edhe largimin e qytetareve nga zona e rrethuar. Specialiste te xhenios ne vendngjarje kane skanuar objektin dhe me pas kane kryer hapjen me metoda speciale te cantes. Pas hapjes se cantes ka rezultuar se brenda saj kishte vetem sende personale si libra, veshmbathje etj. Sipas policise, mendohet se canta eshte e harruar nga nje qytetare. A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›