E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet ne Holande vrasesi i shqiptarit Ervis Daci

Prangoset ne Holande vrasesi i nje shqiptari ne Itali. Policia italiane ka bere te ditur nje dite me pare se ka eshte vene ne pranga ne Holande, me kerkese te uniformave blu te fqinjit, pertej Adriatikut, Vladimir Ibaj, 28 vjec, pasi eshte akuzuar per vrasjen e Ervis Dacit, ngjarje e ndodhur ne Firence ne gushte te nje viti me pare. Ka qene analizat e ADN-se, qe kane bere te mundur identifikimin e autorit dhe me pas shpalljen ne kerkim te tij, duke e vene ne pranga nje dite me pare ne Roterdam. Gjithashtu, sipas policise, kane qene dhe deshmite e dhena si dhe pergjimet telefonike te bera, qe kane bere te mundur identifikimin e 28-vjecarit Ibaj, dhe prangosjen e tij si autor te dyshuar te vrasjes se ndodhur me 6 gusht te nje viti me pare ne Firence. Policia e ketij qytetit kishte leshuar nje mandat arresti nderkombetar per kapjen e te dyshuarit.

I arrestuari ishte dashuruar me nje nga prostitutat qe ishin nen administrimin e Ervis Dacit dhe per kete kishte ndodhur dhe ngjarja e rende, duke marre jeten e te riut. Ne fillim, dy te rinjte ishin zene me njeri-tjetrin, por me pas kishte ndodhur dhe goditja me thike, qe, sipas policise italiane, eshte bere nga i arrestuari Ibaj. Pese muaj kane vazhduar hetimet ne lidhje me zbulimin e autoreve te kesaj vrasjeje. Vrasja ka ndodhur ne mes te nates, ne nje rruge ne Firence, te 6 gushtit. Kane qene kalimtaret, ata qe kane konstatuar krimin dhe kane lajmeruar menjehere policine dhe ambulancen, te cilat shkuan ne vendin e ngjarjes. Vdekja e emigrantit shqiptar ka ardhur si pasoje e 9 goditjeve me thike. Policia ka konfirmuar se Ervis Daci kishte marre plage ne kraharor, shpine dhe krahe, nderkohe qe ende nuk dihet nese plaget jane shkaktuar te gjitha nga e njejta thike apo ne krim jane perdorur disa arme. Deshmitaret sqarojne se kane qene 4 persona, me te cilet shqiptari eshte perleshur. A. Cena

I arrestuari tjeter

Quhet Fabiol Preci, dhe eshte 30 vjec, si dhe dyshohet se eshte personi kryesor i dyshuar per vrasjen e Ervis Dacit, ne Firence. Karabinieret e repartit te levizshem te policise se Venecias, e kane ndaluar te riun ne Eraclea, ai kishte shkuar te disa miq te tij, per disa dite. Arrestimi i tij eshte bere, pasi, sipas hetuesve te ceshtjes, ngjarja ka ndodhur per larje hesapesh mes shqiptaresh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›