Alarm i rremë për bombë në Kenia, evakuohet kisha
Një alarm i rremë për bombë krijoi panik të madh mëngjesin e sotëm në bazilikën Holy Spirit në kryeqytetin Nairobi të Kenias.
Bëhet e ditur se në momentin e alarmit, besimtarët e krishterë po ndiqnin meshën në ditën e shenjtë të lindjes së Jezu Krishtit.
Sipas mediave lokale mësohet se policia ka urdhëruar qindra besimtarët që ishin tubuar në kishë të dilnin nga ndërtesa, pasi kishin marrë sinjale për vendosjen e një bombe në mjediset e kishës.
Duke iu referuar policisë, personi i dyshuar për vendosjen e bombës ishte mes besimtarëve.
Kremtimi i Krishtlindjes në bazilikën e Nairobit vijoi qetësisht pas kontrollit të tërë kishës, ku nuk rezultoi asnjë bombë.