Krishlindjet, Rama në shtëpinë e Aleks Nikës
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka vizituar ditën e sotme familjen e Aleks Nikës, të riut nga Lezha i cili humbi jetën në datën 21 janar, gjatë demonstratës së opozitës para kryeministrisë në Tiranë.
Kreu opozitar ka zgjedhur festën e Krishlindjeve për të dhënë dhe një mesazh, ndërsa është shprehur dhe në rrjetin social Twitter
Për Krishtlindjet në shtëpinë Aleks Nikës, ku të rriturit presin drejtësi për vrasjen, ndërsa Amelia 4 vjeçe pyet përditë a do vijë babi sot?, ka cituar Rama në Twitter.
34-vjeçari Aleks Nika, babai i dy vajzave, humbi jetën gjatë pjesëmarrjes në protestat e opozitës, ndërsa u qëllua me armë zjarri.