E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polici i plagosur, ende në gjendje të rëndë

Share

Efektivi i policisë që u qëllua me armë zjarri të shtunën në kryeqytet, Naim Hyska, ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak.

46-vjeçari, efektiv i Policisë Rrugore, u godit me plumb në kokë tek 21 Dhjetori në automjetin e tij personal, ku ndodhej bashkë me të birin 12-vjeçar, i cili ishte dëshmitari i kësaj ngjarjeje. I mituri, për shkak të tronditjes së madhe po mbahet nën kujdesin e psikologëve.

Policia nisi hetimin për ngjarjen dhe në bazë të dëshmive të kalimtarëve ka mbledhur të dhëna për autorin.

Hetimet janë shtrirë edhe në pistën e detyrës, por edhe në pistat e konflikteve të tjera, ndërkohë që policia ka marrë në mbrojtje familjarët e kolegut të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›