Politikanët urojnë Krishtlindjen
Ka një simbolikë të madhe kjo ditë. Është lindja e shpresës, paqes për ti hapur rrugë komunikimit dhe në këtë ditë ka nevojë për reflektim. Besoj se viti që vjen do të jetë i mbushur me më shumë dialog, komunikim dhe arritje për Shqipërinë, theksoi Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me rastin e Krishtlindjes.
Të falenderojmë Zotin për ndihmën e madhe që u ka dhënë dhe u jep shqiptarëve që festojnë sot këtë ditë më mirë se kurrë në historinë e tyre dhe të urojmë që Krishtlindjen tjetër ta festojmë edhe më mirë, u shpreh kryeministri Sali Berisha.
Ndërkohë, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zgjedhur qytetin e Korçës nga ku dhe ka dhënë urimin e tij.
Dëshiroj që ti uroj të gjithë shqiptaërëve mbarësi, fat shëndet, sukses dhe kurajo të gjithë atyre që janë të sëmurë, të papunë dhe të pafuqishëm për të përballuar vështirësitë e një jete më të shtrenjtë, me më pak shpresë dhe me më shumë mundime. Kurajoja dhe besimi mund të çojnë para shoqërinë tonë dhe jam I bindur se kështu do të ndodhë, deklaroi Rama.
Krishtlindjet kanë shërbyer edhe për një tjetër takim Berisha-Nano, ndërkohë që festën e kanë uruar edhe ministra, deputetë dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.
