Pala serbe thotë se Prishtina ka devijuar nga plani implementues

Delegacioni i Prishtinës ka devijuar nga plani i implementimit të marrëveshjes së Brukselit në të gjitha pesë grupet punuese, i thanë agjencisë Tanjug burimet e afërta me negociatat që po zhvillohen sot në Bruksel dhe që është paraparë të vijojnë edhe nesër.
Sipas këtyre burimeve, situata është dramatike sepse Prishtina ka devijuar krejtësisht nga plani i zbatimit të marrëveshjes në të pesë grupet punuese, duke shtuar se delegacioni i Beogradit nuk e ka ndërmend të devijojë “për asnjë germë nga ajo që është shkruar në planin implementues të marrëveshjes së Bruskelit”.
Bisedimet ndërmjet dy delegacioneve, që i janë kushtuar telekomunikacionit dhe energjetikës kanë përfunduar sot rreth orës 19 pa deklarata për opinion, kurse gazetarëve iu komunikua vetëm fakti që ato do të vijojnë edhe nesër.
Dialogu i sotëm është zhvilluar në dy binarë paralelë: për zbatimin e marrëveshjes së dy kryeministrave nga 19 prilli, si dhe për furnizimin me energji elektrike dhe telefoninë, për çka është biseduar në nivel të ekspertëve.
Ekipin e Kosovës në këto bisedime i udhëheq zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, kurse aët të Beogradit Aleksandar Vullin, për planin e zbatimit të marrëveshjes, dhe Dejan Paviqeveiq për temën e energjisë elektrike dhe telekomunikacionin./Indeksonline/