Alarm në Qendrën e Traumës, mbërrin i vdekur një i aksidentuar në Lezhë
TIRANË- Një person i aksidentuar sot në qytetin e Lezhës ka humbur jetën sapo ka mbërritur në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Edhe pse nuk bëhet edne me dije identiteti i viktimës, apo të dhëna rreth aksidentit ku ishte përfshirë, mësohet se pacienti ka ndërruar jetë sapo ka ardhur në Tiranë.
Një gjë e tillë konfirmohet nga mjekët e Spitalit Ushtarak, të cilët bëjnë me dije se se pacienti në fjalë ka mbërritur në Tiranë, i paintubuar, pra nuk ka marrë oksigjen gjatë kohës që transportohej.
Po sipas tyre, pacienti nuk shoqërohej nga mjekët, por vetëm nga infermierja.
Ndërkohë burime nga urgjenca e Traumës pranë këtij spitali bëjnë me dije se gjatë muajit gusht ka pasur një dyndje rastesh.
“Nga data 1-19 gusht në urgjencën e traumës kanë ardhur 1688 persona, rreth 173 operacione janë kryer prej 1 gushtit. Gjatë periudhës Prill-Korrik janë 5-fishuar operacionet”, shprehen ata.
Në dhjetor 2012 qendra e politraumës kaloi në varësi të MSH.
(m.a/BalkanWeb)