E Diel, 1 Nëntor 2026

Ramush Haradinaj merr titullin “Qytetar Nderi” i Shëngjinit

SHENGJIN- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është shpallur sot “Qytetar Nderi” i Komunës së Shëngjinit, në Shqipëri.

Kryetari Haradinaj, paraprakisht, u prit në një takim nga kryetari i kësaj komune, Salvador Kaçaj dhe nga deputeti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Xhovalin Kadeli.

Nërkaq, Çmimin Qytetar Nderi i Komunës së Shëngjenit, kryetarit Haradinaj ia dorëzoi kryetari i kësaj komune, Salvador Kaçaj, në një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë zyrtarë të shumtë lokalë dhe nga niveli qendror, përfaqësues të institucioneve dhe të jetës politike e shoqërore të Republikës së Shqipërisë.

Kryetari Haradinaj ka falënderuar Komunën e Shëngjinit (pjesë e Qarkut të Lezhës) për respektin e bërë dhe ka thënë se të qenit qytetar nderi i Shëngjinit është një nder i veçantë për të, ashtu sikur se është nderuar me këtë çmim edhe nga qarqe dhe komuna të tjera të shumta në Republikën e Shqipërisë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›