E Diel, 1 Nëntor 2026

Paraguaj, presidenti dhuron pagën e tij të 5 viteve për kishën

ASUNSION- Presidenti i ri i Paraguajit, Horacio Cartes, një nga personat më të pasur në vend, dhuroi pagën e tij të pesë viteve të ardhshme për kishën San Rafael, që drejton një klinikë për fëmijë të sëmurë, në Asunsion, u shpreh dje zëdhënësi i tij.

Kreu i ri i shtetit, i cili mori detyrën ditën e enjte, kishte premtuar se do të dhuronte pagën e tij, që arrin deri në 10 000 dollarë në muaj.
Ai u shpreh se do të luftonte kundër varfërisë, në një vend me 39 për qind të varfër.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›