Alarm për bomba në 15 shkolla në Shkup, evakuohen nxënësit dhe mësuesit

Ngrihet alarmi për bomba në 15 shkolla në Shkup. Mëngjesin e kësaj të mërkure, në adresat elektronike të 15 shkollave ka mbërritur kërcënimi për vendosje bombash. Policia bën me dije se janë evakuuar nxënësit dhe punonjësit nga 15 shkollat e kërcënuara.
“Sot (14.012.2022) diku rreth orës 08:30 minuta në SPB-Shkup është denoncuar se në adresat elektronike të 15 shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosjen e mjeteve shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, zyrtarët policorë kanë ndërmarr të gjitha masat për evakuimin e sigurt të nxënësve, mësimdhënësve dhe të punësuarve të tjerë në këto shkolla dhe në rrjedh e sipër janë kontrollet e detajuara nga ekipi i anti-terrorit”, njofton Policia.
/rtsh.al/