Alarm për bombë në aeroplanin e presidentit sllovak
Një alarm i rremë për një bombë të vendosur në aeroplanin e presidentit sllovak Van Gasparoviç u përhap një orë e gjysmë para se ai të udhëtonte nga Bratislava. Kërcënimi është marrë përmes një telefonate anonime. Aeroplani presidencial "Tu-154", me të cilin Gasparoviçit i është dashur të udhëtojë për vizitë zyrtare në Çeki, është ndalur në pistë para fluturimit.
Pas kontrollit të bërë nuk është zbuluar mjet shpërthyes. Policia sllovake njoftoi se ka arrestuar personin, i cili bëri telefonatën anonime.
Pas kontrollit të bërë nuk është zbuluar mjet shpërthyes. Policia sllovake njoftoi se ka arrestuar personin, i cili bëri telefonatën anonime.