E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm për bombë në avionin Pakistan-Britani e Madhe

Një avion pasagjerësh Boing 777, i nisur nga Paskistani drejt Britanisë së Madhe është detyruar të ulët në Turqi pas një alarmi për bombë. Avioni u ul në aeroportin kombëtar “Atatrurku”, në Turqi, pasi ekipi drejtues i avionit ishte paralajmëruar për një bombë, ndërkohë që fluturonte sipër Bullgarisë.

Avioni kishte në bord 378 pasagjerë dhe ishte nisur për në qytetin e Mancester, ndërkohë që një qen i specializuar për evidentimin e bombave, po kontrollon avionin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›