E Diel, 1 Nëntor 2026

Diktatorët, të egër me popujt, të butë me fëmijët

Nëse nuk i njeh, nësë nuk di historinë e tyre dhe nuk ke matur pushtetin që kanë pasur, pas këtyre videove nuk mund të mendosh se janë diktatorët më të rrezikshëm që ka hasur historia. I pari, si nazisti më i egër i botës, i dyti i komunisti më eksremist i Ballkanit dhe i treti si dikatori më i ashpër i Lindjes së Mesme.
 

Fotot dhe videot e Adolf Hitlerit me fëmijët, e kanë treguar atë si njeri të butë, të dashur me ata të cilët nuk e kuptonin regjimimin e tij edhe pse ai niste pikërisht nga fëmijët. Këto foto, të papublikuara të Hilterit deri vonë, e tregojnë atë një person të apasionuar me fëmijët, që kurrsesi nuk mund të kryente mbi ta veprime makabre. Por megjithatë, historia ka treguar krejt ndryshe, ndërsa këto foto japin qartë shndërrimet që mund të bëjë një person në publik.
 

E njëjta gjë edhe me liderin tonë komunist, Enver Hoxha. Videot e tregojnë atë të dashur me fëmijët, përqafimet e tij me pionerët e vegjël nuk mungojnë në asnjë rast, dhe janë ato pamje që hapin shpesh dokumentarët e jetës së diktatorit shqiptar.
 

E ndërsa bota sot lufton kundër regjimit të tij, një video e pa publikuar më parë tregon kolonelin e Libisë Muamar Gadafin, teksa luan me nipërit e mbesat e tij. Videoja e siguraur nga agjensia e lajmeve Reuters i përket vitit 2005, dhe tregon jetën e dashur të një gjyshi të mirë që edhe pse me shumë mendime në kokë, për naftën e vendit, nuk ngurron të luajë me pasardhësit e tij.
 

Çiltërsia që ata të gjithë tregojnë me fëmijët mund të ngjallin disa ndjenja njerëzore, por historia e viktimave të regjimeve të tyre, fakton të kundërtën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›