E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Rezervat libiane të armëve kimike, të sigurta

Kreu i një mbikëqyrësi të Kombeve të Bashkuara tha se rezervat e mbetura të armëve kimike të Libisë besohet të jenë të sigurta, pavarësisht jostabilitetit të vendit që nga muaji shkurt.
 

Ahmet Uzumku, drejtori gjeneral i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, tha të mërkurën në Hagë, që inspektorët janë të gastshëm të kthehen në Libi për të mbikëqyrur shkatërrimet e furnizimeve me gaz të Muamer Gadafit kur të jenë krijuar kushtet për ta bërë këtë. Uzumku tha se posedon informata, sipas të cilave, rezervat e mbetura të armëve kimike janë siguruar, por nuk dha më shumë detaje për këtë çështje.
 

Organizata i kishte vendosur inspektorët e saj në Libi në muajin shkurt për të verifikuar procesin e shkatërrimit, por ata ishin larguar kur patën nisur protestat kundër Gadafit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›