E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarm per cunam Japonia eshte tronditur nga nje tjeter levizje e tokes

Japonia është tronditur nga një tjetër lëvizje e tokës, më e forta që nga tërmeti i 11 marsit.

Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë e shkalles Rihter, ka goditur pjesën veriperëndimore të vendit.

Më tronditës se tërmeti, ishte alarmi për cunami që u dha më pas nga autoritetet e vendit i cili nqs do të ndodhte, mund të shkaktonte dallgë deri në 2 metra të larta.

Alarmi për cunam, zgjati rreth 90 minuta dhe më pas u ndërpre nga autoritetet.

Tërmeti 7.4 ballë e kishte epiqendrën në brigjet e Miyagit, në një distancë rreth 100 km me centralet e Fukushimës.

Menjëherë pas alarmit për cunami janë evakuuar punonjësit e centralit bërthamor në Fukushima.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti është ndjerë deri në Tokio, madje goditjet e forta kanë shembur disa ndërtesa në kryeqytetin japonez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›