Rama Ne e vetmja mbrojtje per ata qe sjetojne ne oborrin qeverises
Politika duhet të bëhet arena e shprehjes së talenteve dhe vullnetit të qytetarëve të këtij vendi, kjo është e vetmja rrugë për ta bërë realitet vizionin evropian të Shqipërisë.
Kështu ka pohuar kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, gjatë ceremonisë zyrtare për hapjen e fushatës elektorale të kësaj force politike për zgjedhjet lokale të 8 Majit.
“Rreth 11 mijë nxënës kanë përfituar nga bursa e ekelencës. Ndërsa 21 fëmijë të lindur dje, do të marrin çekun e bebes”, ka thënë Rama duke përmendur vetëm një nga treguesit që sipas tij, përbëjnë arritje për Bashkinë e Tiranës gjatë drejtimit prej tij.
Më tej, ai ka përmendur disa kategori si ajo e paraplegjikëve, pensionistëve apo invalidëve, që sipas tij, kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë nën mbrojtjen e Bashkisë.
“Ne jemi e vetmja mbrojtje për ata që nuk jetojnë në oborrin qeverisës”, tha ai.
Prandaj me këtë argument, kërkoi publikisht votën e mbështetësve të tij, për herë të katërt, për të drejtuar Bashkinë e Tiranës.