E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm për cunami në Paqësor, pas tërmetit 7.9 ballë në Filipine

Filipine- Nja alarm për cunami është lëshuar në Filipine, Indonezi dhe në pjesë të tjera të Oqeanit Paqësor pasi një tërmet me magnitutë 7.9 ballë goditi zonën.

Nuk ka shumë të dhëna mbi ngjarjen por BBC-ja raporton në lajmet e fundit se tërmeti pati një thellësi 33 km dhe goditi në 20:47 me orën lokale.

Lajmi u konfirmua nga Shërbimi i Mbikqyrjes Gjeologjike që tha se tërmeti ishte lokalizuar në provincën e Filipinëve Samar.

Nuk ka detaje nëse ka viktima apo dëme nga tërmeti dhe nuk dihet nëse një cunami ka nisur gjenerimin.

D.Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›